Turistët i japin pikët maksimale! Ja cili është qyteti më i bukur dhe më i vizituar në Europë
Në shtëpinë e më shumë se 1 milion veprave të artit të Rilindjes dhe në një skene të gjallë tregtare, qyteti italian i Firences u votua si qyteti më i mirë në Evropë, në një vlerësim të Travel + Leisure, duke marrë vendin e parë.
Ky destinacion i mahnitshëm është vlerësuar me numrin një nga vetë turistët, në 11 vitet e fundit. Perla italiane është cilësuar si një parajsë për dashamirësit e artit dhe të modës, por jashtë vlerësimit nuk ka mbetur edhe kuzhina italiane.
Lexuesit e T + L dhanë vlerësimin për disa qytete, bazuar në një sërë faktorësh që përfshijnë monumentet, kulturën, kuzhinën, tregjet dhe vlerat e përgjithshme.
Po në këtë renditje ka kryesuar vendlindja e Rilindjes italiane Firence, qytet ky i mbushur me vepra të famshme arti dhe kulture. Nëse dëshironi të dini më shumë rreth Firences, lexoni dhe shkoni videon duke klikuar këtu
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.