Turizmi elitar, Mehmeti: Duhet standardizim, vlerësimi i hoteleve domosdoshmëri
Turizmi në Shqipëri ka nevojë për standardizim, kështu është shprehur për televizionin SCAN Kreu i shoqatës Shqiptare të Turizmit “ATA” Enver Mehmeti.
Sa i takon planit të qeveris për këtë mandate të dytë, të shprehur nga kryeministri Edi Rama për nxitjen e zhvillimit të turizmit Elitar duke lehtësuar nga taksat hotelet me 5 yje për 10 vite, Mehmeti theksoi se kjo është një nismë e mirë.
Kreu i ATA shtoi se është domosdoshmëri vlerësim i hoteleve edhe pse kjo kërkon kohë dhe kosto financiare.
“Unë do ta quaja si një nismë shumë pozitive, nëse në të vërtet kjo politikë do të përkrahte cilindo, duke rritur atë fasho të nevojshme dhe të munguar në tregun shqiptar të hoteleve të cilat me të vërtetë mund të jenë me pesë yje. Standardizimi i hoteleve lind si domosdoshmëri. Duhet të krijojmë një standard, duhet t’i nënshtrohemi të gjithë vlerësimeve sipas standardizimit. Duhet të ketë një mikpritje dhe disponilitet dhe një bashkëpunim nga të gjitha aktorët për ta bërë. Është një proces shumë i gjatë, është një proces me kosto, është një proces që kërkon dije, dhe për këtë duhet të kemi një rritje të përgjegjshmërisë të gjithë aktorëve, që të bashkëpunojnë, për të krijuar një model sa më të saktë për vlerësimin e tyre”.
Mehmeti shtoi më tej se qeveria duhet të shprehet qartë për hartën se ku do të zhvillohen zonat e turizmit gjë e cila do të shërbej edhe për orientimin e investitorëve.
“Do ta shihnim me shumë interes mënyrën e saktë të kësaj politike, dhe do të shprehshim si të nevojshme, pse jo. Duke stimuluar investitorët vendas dhe investitorët e huaj. Besoj se është shumë e nevojshme që qeveria shqiptare dhe instancat përkatëse të shpreheshin shumë qartë për hartën se ku do të zhvilloheshin zonat e turizmit, çfarë politikash dhe çfarë karakteresh do kishën këto zona mbi elementët zhvillues, dhe do krijohej më qartazi orientimi për investitorët”.
Sa i takon reflektimit të uljes së TVSH në këtë sektor në çmimet e akomodimit Mehmeti u përgjigj se kjo ka ndikuar në uljen e evazionit fiskal dhe në krijimin e një produkti më të lirë për tregun.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.