Turizmi, jugu rikthehet në “modë”/ Preferencat e vendasve, rritje me 98% në mars, të huajt rrisin interesin për qendrën!
Treguesit statistikorë mbi strukturat akomoduese paraqiten pozitive për muajin Mars 2022, tregojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Për këtë periudhë të vitit, numri i vizitorëve është rritur me 53,7% krahasuar me të njëjtin periudhë të një viti më parë. Duke ditur se gjatë vitit 2020-2021 vendi ka qenë nën efektin e pandemisë, rritja duket mese e pritshme.
Shifrat tregojnë se turizmi ka pësuar rritje në të gjithë treguesit e tij përgjatë muajit Mars 2022. Kështu, numri i vizitorëve vendas është rritur me 62%, po ashtu dhe ai i vizitorëve të huaj ka pësuar një rritje me 44.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë, prej 98,1%……Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.