Turizmi pas tërmetit Samiti, “Turizëm për solidaritet e qendrueshmëri. Klosi: Oferta turistike, e konsoliduar
Pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima dhe shkatërroi mijëra shtëpi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka organizuar samitin “Turizëm për solidaritet dhe qëndrueshmëri”, për të dhënë mesazhin se ky sektor në vendin tonë është më i konsoliduar se kurrë.
Në takimin ku merrnin pjesë ministrant e turizmit të Italisë, Greqisë dhe vendeve të rajonit ministri Blendi Klosi tha se vendi ynë ka një ofertë të qëndrueshme dhe në çdo kohë, teksa i kërkoi homologëve të tij të bashkëpunojnë për të ofruar paketa të përbashkëta turistike.
Ndërkaq, pavarësisht se agjencitë turistike kanë deklaruar se po përballen me anulime të prenotimeve, Klosi u shpreh optimist për mbarëvajtjen e sektorit edhe përgjatë vitit 2020, ku pret edhe një rritje të numrit të vizitorëve, raport me vitin që sapo lamë pas. Sipas tij, Shqipëria ka hyrë në listën e vendeve me industri turizmi konkurruese, ndaj këtë vit pritshmëritë janë që të vizitohet nga 6.5 mln turisë, nga 6 mln që u regjistruan përgjatë 2019-ës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.