Turqi – SHBA, pezullimi i vizave – Tregjet në Turqi pësojnë goditje prej tensioneve, lira bie me 6.2%
Tregjet në Turqi morën një goditje në nisjen e tregtisë për javën, prej përplasjeve mes qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Shteteve të Bashkuara. Lira u zhvlerësua me rreth 6.2% kundër dollarit amerikan, në një tregti të vogël në volum, ndërsa titujt e kapitalit dhe të borxhit patën rënie gjithashtu, pasi 2 vendet anëtare të NATO-s ndërprenë shërbimet vizat për qytetarët e tyre.
Shitjet në bursa vunë në dukje cenueshmërinë e Turqisë, ndërkohë që perspektiva e rritjes së normave të interesit në SHBA ul kërkesën për aktivet e tregjeve në zhvillim, rritja e çmimeve të naftës shton kostot e importit të vendit dhe ndërsa Qeveria po tërhiqet gjithnjë e më shumë nga konflikti me Sirinë fqinje. Lira tregtohej në 3,7150 për dollarë në nisje të sesionit tregtar në Stamboll ndërsa yield-et e titujve 10-vjeçar të Turqisë u rritën me 29 pikë bazë në 11.38%.
Indeksi “Borsa Istanbull 100” i titujve të kapitalit në Turqi ra me 4%, që është rënia më e madhe në më shumë se 1 vit. Dy bankat më të mëdha të vendit, Akbank Tas dhe Turkiye Garanti Bankasi, ranë secila me më shumë se 4%. Linja ajrore “Turkish Airlines” humbi 11% në vlerë tregu. Shtetet e Bashkuara dhe Turqia deklaruan veçmas se eventet e fundit i kanë detyruar që të “rivlerësojnë angazhimin” ndaj sigurisë së misionit diplomatik dhe personelit.
Lëvizja vjen pas arrestimit të një shtetasi turk që punonte në konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Stamboll, për dyshim mbi përfshirjen në grushtin e shtetit të Korrikut 2016. Më shumë se 37,000 qytetarë amerikanë kanë udhëtuar në Turqi në vitin 2016, duke zënë rreth 2% të totalit, krahasuar me 88,301 në 2015-ën, sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Turqia ka tërhequr më pak vizitor që prej vitit 2014 prej shqetësimeve të lidhura me terrorizmin, stabilitetin rajonal dhe grushtin e shtetit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.