Turqia dorëzon kandidaturën për organizimin e EURO 2024
Federata e Futbollit e Republikës së Turqisë (TFF), ka aplikuar zyrtarisht për kandidaturën e organizimit të Kampionatit Europian të Futbollit 2024 (EURO 2024).
Kryetari i TFF-së, Yildirim Demiroren, dosjen zyrtare për aplikim për organizimin e EURO 2024 ia dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, Theodore Theodoridis, në qytetin Nyon të Zvicrës në selinë e UEFA-s.
Afati për paraqitjen e dosjeve të shteteve për organizimin e kampionatit përfundon nesër.
Ndërkohë, edhe Gjermania dorëzoi dosjen për organizimin e EURO 2024.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.