Turqia drejt zgjedhjeve – Erdogan mbetet pretendenti kryesor
Turqia vazhdon të përgatitet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale të 24 Qershorit, të thirrura nga Presidenti Erdogan i cili kërkon të forcojë pozitat e tij në krye të vendit. Partia kryesore e Opozitës ndërkohë, ajo republikane, nuk ka arritur kurrë të fitojë kundër Erdogan, gjatë 15 viteve të tij në pushtet.
Kandidati i opozitës do të jetë Muharrem Ince, ish mësues fizike në gjimnaz. 54-vjecari njihet si një ndër zërat më aktiv të opozitës në parlamentin turk. Opozita, gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare në vend, ato të 2015, grumbulloi 25.3% të votës popullore. Gjatë këtyre zgjedhjeve ndërkohë, opozita po bën fushatë duke shfrytëzuar pushtetin e tejzgjatur të Erdogan dhe mënyrën e tij të jetesës. Sipas kandidatit opozitar, ai do të jetë president i të gjithëve dhe nuk do të jetojë në një pallat me 100 dhoma si presidenti aktual.
Edhe partia tjetër opozitare, ajo që përfaqëson kurdët do të marrë pjesë në zgjedhje, dhe sondazhet flasin për 10-12% të votave. Kandidati i partisë popullore përballet edhe ma akuza penale, deri në 142 vite burgim në rast se shpallet fajtor. Gjithsesi, Erdogan dhe partia e tij mbeten kandidatë kryesor për të fituar zgjedhjet në vend. Pas zgjedhjeve Erdogan do të rrisë ndjeshëm pushtetin dhe kompetencat e tij në krye të vendit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.