Turqia, me “ambicie” për makinat/ Prezanton projektin e makinave elektrike prej 3.7 miliardë dollarë
Turqia deklaroi se planifikon të prodhojë mbi 175,000 makina në vit, duke tërhequr investime në 3.7 miliardë dollarë në 13 vite, sipas projektit të makinave elektrike brenda vendit të prezantuar nga Presidenti Erdogan. Projekti për të prodhuar një makinë tërësisht brenda vendit, ka qenë një objektiv i vjetër i Erdogan , për të demonstruar fuqinë ekonomike të një tregu gjigant në zhvillim.
Turqia është një eksportues i madh i makinave të prodhuara brenda vendit nga firma si Ford, Fiat, Renault, Toyota dhe Hyundai. Projekti i ri do të marrë mbështetje shtetërore si përjashtime nga taksat, dhe do të krijojë një fabrikë të prodhimit në Bursa. Pesë modelet e makinës do të prodhohen nga një fuqi punëtore prej mbi 4,000 personash dhe Qeveria ka garantuar të blejë 30,000 të makinave deri më 2035. Erdogan e lajmëroi fillimisht planin në muajin Nëntor 2017, për të nxjerrë në treg një makinë të ndërtuar tërësisht në Turqi deri më 2021.
Konsorciumi, i quajtur Grupi i Iniciativës Automobilistike të Turqisë, është themeluar në mes të 2018-ës nga 5 grupe industriale: Anadolu, BMC, Kok, Turkcell dhe Zorlu Holding, që prodhon televizorat Vestel.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.