Turqia pret rritje të ngadaltë këtë vit, Albayrak: Ekonomia në 0.3%, rimëkëmbet gradualisht nga pandemia
Turqia pret një rritje ekonomike prej 0.3% këtë vit, ndërkohë që rimëkëmbjet nga pandemia, sipas ministrit të Financave, Berat Albayrak, që paralajmëroi për një tkurrje me 1.5% në skenarin më të keq. Ekonomia turke u tkurr me 9.9% në tremujorin e dytë, ndërkohë që karantina ndaloi aktivitetin, ç’ka përbën performancën më të dobët ekonomike në një dekadë. Gjatë prezantimit të programit afat-mesëm të qeverisë, Albayrak tha se rritja ekonomike do të ngadalësohet në tej në tremujorin e katërt nga i treti, por do të përshpejtohet në 5.8% në vitin 2021.
Importet e arit dhe humbjet në të ardhurat e turizmit si pasojë e pandemisë, kanë parandaluar sufiçitin e llogarisë korrente në vitin 2020, por Turqia synon të përmirësojë balancën, sipas Albayrak. Prezantimi i tij nuk kishte ndonjë ndikim të menjëhershëm tek lira, që shënoi një rekord të ri të ulët prej 7.8550 kundër dollarit, prej konfliktit në Kaukaz. Javën e kaluar, banka qendrore rriti papritmas normën bazë të interesit me 2% në 10.25%, duke tkurrur politikat për të parën herë në 2 vite. Programi afat-mesëm i qeverisë tregoi se inflacioni pritet të arrijë 10.5% në vitin 2020, përpara se të bjerë në 8% në vitin e ardhshëm dhe 4.9% në vitin 2023.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.