TVSH e parimbursuar, 14.9 mld lekë – Pas kërkesës së FMN, Duro: E likujdojmë brenda qershorit
Një ditë pas kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, për shlyerjen e menjëhershme të TVSH-së së parimbursuar ndaj bizneseve, në një dalje për mediat, kreu i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro bën me dije se Fondi për rimbursimin e TVSH-së është rritur me 32%, ndërkohë që brenda muajit qershor vonesat për subjektet do të rikuperohen, duke arritur në parametra normalë
Duro bëri me dije dhe sektorët që do të trajtohen me prioritet.
Sipas administratës tatimore, deri në fund të muajit prill, stoku i parimbursuar e TVSH-së arrin në 14.9 mld lekë. Nga këto 10 miliardë janë ndaj kompanive TAP, Bunkers dhe Ayen Energy, të cilët janë skedulura për t’u rimbursuar me këste, çka do të thotë se detyrimi ndaj tatimpaguesve eksportuese, fason, grumbullues, etj, arrin në 4.9 mld lekë.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.