TVSH-ja mbi bizneset e vogla, Ahmetaj: Asnjë gjobë deri në Dhjetor 2018
Rreth 9900 biznese të vogla me xhiro vjetore 0-2 milionë lekë, të cilat nga data 1 Prill janë përfshirë në skemën e TVSH-së, do të kenë mirëkuptimin dhe asistencën d e administratës tatimore për të mos vendosur gjoba në rastet e deklarimeve të gabuara.
I pyetur nga TV SCAN nëse mosvendosja e gjobave do të thotë shkelje e ligjit, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka ripërsëritur faktin se deri më 31 Dhjetor bizneset e vogla të prekura nga kjo skemë janë “imune”. Duke marrë shembuj konkretë, Ministri i Financave ka sqaruar se kjo iniciativë nuk do të sjellë kosto për bizneset apo rritje çmimesh tek konsumatorët, ndërsa efektet do të jenë pozitive pasi do të rritet formalizimi.
Sipas Ministrit, fokusi kryesor i kësaj skeme, është mbledhja e sa më shumë të ardhurave nga biznesi i madh. Ahmetaj u bëri apel subjekteve të vogla që të vazhdojnë punën normalisht dhe të mos mbyllin qepenat, pasi, sipas tij së shpejti do ta kuptojnë që nuk do të kenë asnjë kosto në aktivitetin e tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.