Uashington, mungesa të furnizimit me karburant – Amerikanët blenë nën panik, tubacioni “Colonial” rifillon punën
Uashingtoni po përballet me një mungesë të karburantit në pikat e shitjes me pakicë, pavarësisht se tubacioni më i madh në vend rinisi operimet, pas një javë i mbyllur. Gazsjellësi Colonial u mbyll për shkak të një sulmi kibernetik, ndërsa autoritetet deklaruan se situata do të normalizohet shumë shpejt.
Blerja e karburantit nën panik vazhdoi për disa ditë, pavarësisht se autoritetet njoftuan rihapjen e tubacionit në ditën e enjte. Kjo bëri që shumë pika të tregtimit me pakicë në pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara të mbeten pa karburant. Incidenti edhe ndërkohë që më shumë amerikanë po dilnin në rrugë me automjetet e tyre, pasi autoritetet lehtësuan masat e karantinës. Kjo situatë shkaktoi edhe një rritje të çmimeve në 3.04 dollarë për galon, niveli më i lartë që nga tetori i vitit 2014.
Të premten, rreth 88% e pikave të tregtimit mbetën pa karburant në Uashington. Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden, siguroi drejtuesit e mjeteve se furnizimi do të rikthehet në normalitet shumë shpejt. Gjithsesi, pas rifillimit të punës disa shtete njoftuan një përmirësim të furnizimit po jo mjaftueshëm për të plotësuar kërkesën.
Grupi i hakerave, DarkSide, që u akuzua për sulmin kibernetik ndaj gazsjellësit, deklaroi se ka hakuar edhe katër kompani të tjera duke përfshirë edhe degën e Toshiba në Gjermani. Kompania Colonial nuk ka njoftuar se sa para kërkonin hakerat dhe sa pagoi, por Bloomberg News raportoi se pagoi rreth 5 milionë dollarë për hakerat.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.