“UBS” jep alarmin – Lufta tregtare do të “fshijë” 20% nga bursat amerikane
Banka zviceriane, UBS projekton që, lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës mund të fshijë deri në 20% të tregjeve amerikane të aksioneve, në rast se do të hyjë në kapacitet të plotë. Vetëm për kompanitë e listuara në S&P humbjet projektohen në 14.6%, sipas UBS. Në terma të vlerësimit të kompanive ndërkohë, goditja projektohet në 9.1%, duke e çuar impaktin negativ të indekseve amerikane në 21.3%.
Deri më tani, presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur tarifa për panelet diellore, makinat larëse, çelikun dhe aluminin si dhe disa produkte të tjera kineze, me Pekinin që është përgjigjur çdo herë me tarifa ndaj produkteve amerikane.
Gjithsesi një sërë tarifash të tjera pritet të vijnë, për produkte që kapin vlerën e 200 miliardë dollarëve. Ekspertët e bankës zviceriane ngrenë alarmin edhe për faktin se, investitorët nuk janë përgatitur sa duhet për skenarin e një luftë tregtare.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.