Udhërrëfyesit turistikë, certifikohen 150 guidat e para
Tashmë industria turistike në Shqipërisë do të ketë udhërrëfyes të certifikuar. Faza e parë e procesit tashmë ka përfunduar dhe janë licencuar 150 udhërrëfyesit e parë turistikë.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik njofton se ditën e hënë do të zhvillohet edhe ceremonia përkatëse.
Guidat fituese janë seleksionuar pas një testimi të kryer nga disa komisione mikse të ngritura nga MZHETTS. Udhërrëfyesit certifikohen në tre kategori: Nacionalë, Lokalë dhe Guida të specialiteteve të veçanta.
Ky proces pritet jo vetëm që të ndikojë në cilësinë e ofrimit të shërbimeve në sektorin turistik në vend por edhe në promovimin e veçantive lokale të zonave turistike.
Krahas kësaj, zhvillimi i profesionit të udhërrëfyesit do të mund të ndihmojë në krijimin e më shumë vendeve të reja të punës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.