Udhëtime ditore në hapësirë – Aeroporti lundrues që do të sjellë fluturimet kozmike brenda qytetit
Kullat cilindrike dhe çeliku dalin nëpër panele diellore në çatinë e gjerë rrethore futuriste të qytetit Spaceport, me katër kate.
Aeroporti hapësinor ngrihet nga një ishull lundrues, me rrokaqiejt e një metropoli japonez të imagjinuar në sfond. Është krijuar për të nisur turistët në udhëtime ditore në hapësirë, ku ata do të jenë në gjendje të shohin çatinë e madhe të ndërtesës – si dhe të shohin lakimin e Tokës dhe të përjetojnë gravitetin zero.
Nëse kjo tingëllon si një vizion i së ardhmes, kjo do të thotë se është. Por Noiz Architects – i cili hartoi konceptin në bashkëpunim me firmën e komunikimit Dentsu, dizajnerët Canaria dhe jofitimprurësin Spaceport Japan – shpreson që vitet e ardhshme të shohin një brez të ri të hapësirave të ndërtuara si pjesë e peizazhit urban.
Aeroporti hapësinor do të bëjë shumë më tepër sesa t’u ofrojë turistëve aventureskë udhëtimin e jetës. Është një destinacion udhëtimi ditor në vetvete, me ambiente jetese dhe edukimi të dizajnuara për të ndihmuar vizitorët e lidhur me tokën të bëhen “më të njohur me hapësirën”, thotë Urszula Kuczma, menaxhere e projektit në Noiz Architects.
Hapësira me përdorim të përzier përfshin hulumtime dhe pajisje biznesi, një akademi edukimi, dyqane, një hotel, një restorant ushqimor për astronaut, një teatër filmi 4D IMAX, një muze arti, një palestër, një akuarium dhe një diskotekë – të gjitha me temë hapësira , sigurisht.
Për ta bërë të mundur arritjen e aeroportit hapësinor, dizajni i Noiz Architects përfshin transportin publik me një rrjet urash që mbajnë makina elektrike dhe trena autonome, duke integruar në mënyrë të përsosur ishullin lundrues me qytetin, thotë Kuczma. Ideja, thotë ajo, është të stimulojmë mundësitë ekonomike, ndërsa frymëzojmë njerëzit të eksplorojnë mundësitë e teknologjisë dhe mrekullitë e hapësirës.
Ndryshe nga raketahedhësit vertikalë konvencionalë, që shumica prej nesh imagjinon si udhëtime në hapësirë, Spaceport City është projektuar për anije kozmike suborbital që duken më shumë si aeroplanë dhe ngrihen horizontalisht.
Kompania thotë se anija kozmike e saj do të fluturojë të paktën 50 milje (80 kilometra) mbi Tokë dhe udhëtarët do të jenë në gjendje të lënë vendet e tyre për disa minuta për të provuar gravitetin zero. (CNN)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.