Udhëtimi me traget drejt Italisë, dyfishohet çmimi i biletës
Shtrenjtohen biletat e trageteve që operojnë nga Vlora drejt Italisë dhe anasjelltas.
Në portin e Vlorës operojnë dy tragete në ditët me fluks ndërsa ka raste që kryhen edhe 3 rrugë në ditë për shkak të kërkesave të mëdha.
“Report TV” raporton se ”deri në fillim të muajit korrik biletat e linjës Vlorë–Brindisi ishin rreth 35-40 euro ndërsa tani e kalojnë vlerën 80 euro”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.