Ujë për zonat e varfëra/ SH.A Ujësjellës Kukës shpall tenderin për 2 lagje
SH.A Ujësjellës Kukës ka shpallur një tender për projekt ujë për të varfër, përkatësisht për lagjen “Kampi Italian” dhe “Kodër – Lume”.
“Këto lagje janë lagje të reja, lagjja (ish kampi Italian) Kukës ka filluar të zhvillohet në vitin 2001, ndërsa lagje e Re Kodërlume në vitin 2014. Në 5 vitet e fundit në këto lagje janë ndërtuar shumë banesa familjare të cilat kryesisht kanë ardhur nga zonat përreth” shkruhet në detajet e tenderit.
“Me ndërtimin e këtij rrjeti shpërndarës, banorëve të lagjeve u plotësohet një nga kërkesat më të domosdoshme jetësore dhe do të përmirësohet ndjeshëm niveli i jetesës në këto lagje” shpjegohet më tej.
Referuar projektit, punimet do të manifestohen brenda 2 javësh, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.