Ujësjellës i ri në Devoll – FSHZH: Nisin punimet, përfundon në shkurt të 2020
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka njoftuar se tashmë ka filluar puna në bashkinë e Devollit për ndërtimin e skemave të ujësjellësit për furnizimin me ujë të 1,150 abonentëve të fshatrave Gjyrëz, Ziçisht, Fitore, Dobranj, Braçanj, Sul, Ponçare, Menkulas, Koshnicë.
Sipas njoftimit investimi kap shifrën e 2,559,456 Eurove dhe pritet të përfundojë në Shkurt të vitit 2020. Disa nga punimet që do të kryhen janë rrethimi i dy burimeve të ujit dhe ndërtimi i veprave të dërgimit të ujit në burimi në sistem, ndërtimi i linjës kryesore të dërgimit, ndërtimi i dy rezervuarëve të rinj me kapacitet prej 300m3 dhe 200m3, ndërtimi i 5 pusetave të shuarjes së presionit, ndërtimi i dy ndërtesave të klorinimit, ndërtimi i veprave të vogla si kalim lumi, kalim ure, kalim tombino dhe kalimin kanali, ndërtimi i rrjetit të ri të shpërndarjes rreth 22.5 km dhe ndërtimi i Valvulës së Reduktimit të Presionit për rrjetin e shpërndarjes së Menkulasit, një për fshatin Ponçarë dhe një për Bracanj.
FSHZH tha se furnizimi me ujë do të garantojë 24 orë furnizim me ujë (1,5 atmosferë minimum) me standarde cilësie sipas udhëzimeve të BE-së.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.