“Ujësjellësat mbledhin 9 mln euro” – Sotiri: Do shkojnë për investime, ja situata e ujit për sezonin turistik
9 milionë euro është vlera e mbledhur nga shoqëritë e ujësjellës-kanalizime, që prej nisjes së aksionit në sektorin e ujin. Të dhënat u bënë me dije nga këshilltarja e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Lindita Sotiri, e cila ishte e ftuar në studion e TV SCAN për të folur mbi ecurinë e reformës në këtë sektor. Sipas Sotirit, kjo vlerë do të shkojë për investime dhe jo për shtim stafi apo shpenzime të panevojshme.
Sotiri foli edhe për furnizimin me ujë përgjatë sezonit turistik, duke theksuar se janë rreth 80 mln euro që do të investohen për ndërtimin e ujësjellësve të rinj dhe rehabilitimin e atyre ekzistues.
Aksioni në sektorin e ujit nisin në nëntor të vitit të kaluar me një fazë 3-mujore vetërregullimi, duke iu dhënë mundësi abonentëve familjarë dhe bizneseve të nënshkruanin kontratat me shoqëritë e ujësjellësve si dhe të pajiseshin me ujëmatës. Pas përfundimit të kësaj faze, nisën verifikimet në terren, ku sipas të dhënave rezulton se janë 129 qytetarë të cilët janë çuar për ndjekje penale, për shkak të lidhjeve të paligjshme.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.