Ujësjellësi i Bovillës “under-construction”, hapet tenderi rreth 215 milionë lekë! Fotot, si ndryshon impianti
Ujësjellësi i Tiranës ka hapur tenderin për rikonstruksionin e ujësjellësit të Bovillës. Fondi limit i vënë në dispozicion është 214.9 milione lekë.
Kompanitë e interesuara kanë afat deri me datë 28 qershor që të dorëzojnë ofertat e tyre. Pas shpalljes së fituesit, punimet parashikohet të zgjasin 4 muaj. Ndërtimi i impiantit të Bovillës ka filluar në vitin 1996 dhe ka përfunduar në vitin 1999.
Projekti i tanishëm synon të rregullojë defektet aktuale dhe të garantojë trajtimin korrekt të ujit, rritjen e sigurisë në trajtimin e ujit si dhe rritjen e performancës së funksionimit të impiantit Bovillë.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.