Ukraina merr 530 milionë dollarë grante amerikane dhe britanike nga fondi i Bankës Botërore!
Ukraina ka marrë afërsisht 530 milionë dollarë grante amerikane dhe britanike nga një fond i krijuar nga Banka Botërore për donacione për qeverinë e Kievit pas pushtimit të Rusisë, tha ministria e financave.
SHBA-ja dhuroi rreth 500 milionë dollarë dhe Britania 24 milionë paund (30 milionë dollarë) dhe paratë tashmë kishin mbërritur në buxhetin e shtetit, thuhet në deklaratën e ministrisë së financave të enjten vonë.
“Këto fonde do të drejtohen për sigurimin e shpenzimeve urgjente sociale, humanitare dhe shëndetësore, si dhe për mbështetjen e personave të zhvendosur brenda vendit”, thuhet në deklaratë.
Senati i SHBA miratoi gati 40 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën të enjten dhe Grupi i Shtatë ekonomive të avancuara ra dakord t’i sigurojë Ukrainës mbi 18 miliardë dollarë fonde.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.