Ukraina pret të korra rekord në 2021. Kushtet e favorshme të motit do rrisin prodhimin e drithrave
Shumica e të korrave të grurit në Ukrainë gjatë Dimrit janë në kushte të mira falë motit të favorshëm, që mund të rrisë prodhimin për vitin 2021 në një nivel rekord të lartë prej mbi 75 milionë ton, sipas zyrtarëve të Qeverisë. “Ne e kuptojmë se moti do ndikojë volumin, por deri më tani, nëse nuk ka ndonjë forcë madhore, ne do kemi rezultate shumë pozitive” – tha Taras Vysotskiy, zv/ministër i ekonomisë.
Ai tha se volumi mund të përfshirë 29-30 milionë ton grurë, 9.5 milionë ton elb dhe të paktën 34 milionë ton misër. Ish- vendi sovjetik ka prodhuar rreth 65 milionë ton drithëra në vitin 2020, përfshirë 25.1 milionë ton grurë, 30.3 milionë ton misër dhe 7.76 milionë ton elb. Ministri tha se rritja e volumit mund të nxisë dërgesat për eksporte në 50-53 mln tonë në sezonin 2021-22, nga 45.4 milionë që pritet për sezonin aktual. Ai tha se rritja e të korrave dhe konsumi i qëndrueshëm brenda vendit, do ta bëjë të panevojshëm kufizimin e eksporteve, pavarësisht masave të vendosura nga Rusia fqinje. Rusia ka dyfishuar taksën e eksportit të drithërave në 50 euro për ton, në përpjekje për të frenuar inflacionin e brendshëm ushqimor, si pasojë e koronavirusit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.