Ulen çmimet e naftës – Kina rivlerëson shpresat për rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë
Çmimet e naftës ranë të premten, duke zmbrapsur një fitore gjashtë-ditore, pasi zhvillimet e reja sugjeruan se rimëkëmbja ekonomike e Kinës është më e brishtë sesa pritej fillimisht.
Nafta e papërpunuar e West Texas Intermediate ra 9,4%, në 30,72 dollarë për fuçi. Nafta e papërpunuar Brent ra 7%, në 33.54 dollarë për fuçi, në nivelet më të ulëta brenda ditës.
Të enjten vonë, Kina tha se nuk do të vendosë një objektiv për rritjen vjetore ekonomike këtë vit, për herë të parë në dekada, pasi pandemia e koronavirusit vazhdon të shkaktojë pasiguri. Qeveria tha gjithashtu se do të përqendrohej në sigurimin e një stimuli tjetër ekonomik për kombin.
Vendimi përcakton një ton të çuditshëm për një rikuperim të mundshëm ekonomik dhe, rrjedhimisht, ul kërkesën afatgjatë të naftës.
Çmimet e naftës janë rikuperuar nga goditja e çmimeve negative në fillim të vitit, në mes të pandemisë koronavirus. Por është ende poshtë me 71%, krahasuar me një vit më parë.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.