Ulen kostot e borxhit për Greqinë – Miratohet shlyerja e parakohshme e kredive të FMN
Mekanizmi Europian i Stabilitetit, që është fondi i shpëtimit të Eurozonës, ra dakord këtë javë që t’i japë mundësinë Greqisë për të shlyer parakohe një pjesë të borxhit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Kjo lëvizje, që përfshin kredi në rreth 2.7 miliardë euro, i jep mundësinë Athinës që të ulë kostot e shërbimit të borxhit, për shkak se kreditë e Fondit Monetar Ndërkombëtar bartin normë interesi më të lartë se sa Greqia mund të paguajë tashmë në tregje.
Vendimi ndjek kërkesën e Qeverisë greke drejt Mekanizmit Europian të Stabilitetit në muajin Shtator për të paguar një pjesë të kredive ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, që vlenin rreth 9 miliardë euro.
“Ri-pagesat e parakohshme të Greqisë ndaj Fondit do të jenë përfituese si për Greqinë ashtu edhe për Mekanizmin Europian të Stabilitetit”, tha kreu i këtij fondi, Klaus Regling. Greqia, që u përjashtua nga tregjet ndërkombëtare të financimit gjatë krizës së borxhit të Eurozonës, mori hua në përmasa gjigante nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Qeveritë e Eurozonës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.