Ulet evazioni fiskal – 1503 subjekte ndryshojnë përgjegjësi tatimore
Aksioni ndaj informalitetit tashmë është në fazën e katërt të tij, ku në objektiv janë bizneset e mëdha.
Sipas të dhënave më të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kjo administratë ka kryer 15 832 kontrolle, të cilat përfshijnë kontrolle nga zyra që përbëjnë dhe rreth 69 % të totalit, vizita fiskale si dhe verifikime në terren.
Po sipas këtyre të dhënave, gjatë kësaj periudhë 1503 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore, ku Tirana ka dhe numrin më të madh me 638 subjekte, e ndjekur nga Durrësi me 202 dhe Vlora me 152 subjekte.
Tashmë qeveria ka miratuar, edhe pse mes debatesh te shumta, vetëm pak kohe më parë, uljen e nivelit pragut të TVSH.
Është theksuar shumë herë nga krerët e financave publike se kjo fazë do të ketë në bazë të saj edhe rritjen e pajtueshmërisë vullnetare dhe vetëkorrigjimin.
Por gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë regjistruar për herë të parë në organet tatimore 4928 subjekte të reja, çka do të thotë se janë formalizuar në sistemin fiskal.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.