Ulet kurba e infektimeve dhe vdekjeve – Në 24 orët e fundit testohen 1893 qytetarë
Sipas njoftimit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 285 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën edhe gjashtë qytetarë. Kështu numri i qytetarëve të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 124,419, kurse ai i viktimave në 2216.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 67 raste në Tiranë, 21 në Fier, 19 në Korçë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, 14 në Vlorë, nga 13 raste në Durrës, Gjirokastër, 11 në Berat, nga 7 raste në Lezhë, Lushnje, Sarandë, nga 6 raste në Kavajë, Mirditë, Peqin, nga 5 raste në Kurbin, Mallakastër, Vau i Dejës, nga 4 raste në Librazhd, Skrapar, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Poliçan, Dropull, Libohovë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, të moshave 54- 83 vjeç
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.