Ulet ndjeshëm numri i të prekurve me Covid – Regjistrohen vetëm 2 raste në Durrës
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 168 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 2 raste të reja, duke e çuar në 948 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Numri i rasteve të reja janë përkatësisht në Durrës.
Nga numri total i të prekurve janë shëruar 77% të pacientëve, dhe janë akoma 190 raste aktive.
Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 15 pacientë ku 3 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.