Ulje e TVSH-së për inputet – Komisioni, propozim konkret Ahmetajt
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i ka propozuar Ministri të Financave të rishikojë TVSH-në për inputet bujqësore me argumentin se ulen ndjeshëm kostot për fermerët dhe rritet produktiviteti. Por Ahmetaj është shprehur së në këtë pikë do të shihet mundësia e balancimit midis uljes së TVSH-së dhe rimbursimit.
Kreu i komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe nuk ka qenë dakord me këtë zgjidhje, ndërsa propozimi konkret do të jepet gjatë diskutimit nen për nën të projektligjit për TVSH-në. Në këtë pikë është propozuar edhe rishikim i masës për autobusët elektrike, duke zbritur TVSH-në në 6 për qind nga 10 që është parashikuar si dhe uljen e TVSH-së për botimin e librave.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.