Ulje temperaturash, diell dhe stuhi ere! Si parashikohet moti për këtë javë
Për shkak të masave ajrore të thata dhe me origjinë veriore në qarkullim kryefjala e motit për këtë javë do të jenë ditët me diell. Përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat kalimtare për ditën e Hënë në zonat malore të verilindje dhe juglindjes deri në orët e mesditës.
Më pas vranësirat e pakta kalimtare do të ketë ditën e Enjte kryesisht përgjatë orëve të mesditës dhe ato të pasdites.
“Për t’u theksuar është se temperaturat në orët e mëngjesit do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit duke krijuar ngrica të forta kryesisht përgjatë relieveve malore.
Me pikun më të lartë ditën e Martë dhe të Mërkurë temperaturat minimale pritet të arrijnë nga -10ºC në zonat malore deri në -1ºC në zonat bregdetare.
Gjithashtu për t’u theksuar është se ditën e Hënë dhe atë të Martë do të ketë erë intensive (stuhi ere) me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që do të arrijë deri në 20-30m/s. Intensiteti i erës do të bjerë nga dita e Mërkurë duke fryrë e qetë” njofton Shërbimi Meteorologjik Shqiptar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.