Ulqini, destinacioni që duhet të vizitoni këtë verë
Ulqini është një qytet i Malit të Zi i cili ofron pushime mjaft të këndshme dhe turistë nga vende të ndryshme zgjedhin ta vizitojnë çdo vit. Në këtë vend ekzistojnë lloje të ndryshme plazhesh, ranore, shkëmbore si dhe plazhe nudiste.
Çdo kush sipas preferencës zgjedh plazhin që dëshiron të frekuentojë pa u bezdisur dhe pa bezdisur personat e tjerë që kanë vendosur të kalojnë pushimet në këtë vend.
Në Ulqin, jo vetëm plazhet dhe deti që janë të jashtëzakonshme por edhe kushtet e qëndrimit në hotel janë të një standardi të caktuar.
Çdo vit, ky destinacion mirëpret gjithnjë e më shumë turistë të cilët pasi largohen mbeten mjaft të kënaqur e të gatshëm për t’u rikthyer përsëri.
Ulqini është i përbërë nga plazhe e vende të ndryshme të cilat ja vlen të vizitohen. Në mënyrë që të mos humbisni kohë ne kemi renditur plazhet më të bukura të Ulqinit si dhe pikat kyçe që duhet të vizitoni.
Plazhi i madh
Plazhi i vogël
Valdanosi
Plazhet shkëmbore
Kriporja
ADA Buna
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.