Unaza e Madhe – ARRSH nis procedurën e shpronësimit për 46 banesa të tjera
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përfunduar procesin e verifikimit dhe matjeve për 46 objekte që preken nga projekti i rehabilitimit të Unazës së Madhe të Tiranës.
Sipas ARRSH-sw, pronarët e këtyre objekteve, të shtrira përgjatë tre loteve të këtij segmenti kishin dorëzuar dosjet e dokumentave të pronësisë pranë institucionit dhe ky i fundit ka kryer verifikimin dhe matjen në funksion të procedurës së shpronësimit.
Aktualisht, ARRSH po bën gati dosjet e shpronësimit për këto objekte të para për ti përcjellë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë e më tej në Këshillin e Ministrave ku do të miratohet shpronësimi.
Ndërkohë, ARRSH apelon të gjithë banorëve të objekteve që preken nga projekti i Unazës së Madhe të paraqesin sa më shpejt dokumentacionin e pronësisë për të përfituar pa vonesa nga ajo çka përcakton ligji për rastet e shpronësimit. Në të kundërt, ARRSH njofton se do të zbatojë dispozitat ligjore duke i trajtuar si subjekte të cilat nuk disponojnë dokumente pronësie.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.