Unaza e Re/ ARRSH: Për pak ditë plan të ri për menaxhimin e trafikut
Autoriteti Rrugor Shqiptari ka njoftuar në faqen tij zyrtare se në kuadër të fillimeve të punimeve për “Rehabilitimin e Segmentit Rrugor Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja Loti 1”, po hartohet ditë pas dite plani i ri i menaxhimit të trafikut.
Sipas ARRSH, së bashku me Bashkinë e Tiranës, Policinë Rrugore dhe kontraktorin e punimeve plani në fjalë do të vihet në zbatim në ditët në vijim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.