Unaza e Re, publikohet lista e plotë e pronarëve që shpronësohen – Mbi 1 mld lekë për banorët që preken nga projekti
Është botuar në ‘Fletoren Zyrtare’, kërkesa e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për shpronësimet tek Unaza e Re. Fondi i vënë në dispozicion për shpronësimet e pasurive të paluajtshme të banorëve që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” kap vlerën e më shumë se 1.1 miliardë lekëve.
Ndërkohë, tashmë pothuajse prej dy muajsh banorët e Unazës së Re po protestojnë kundër këtij projekti, duke kundërshtuar shembjen e banesave të tyre.
Bashkangjitur është botuar gjithashtu edhe lista emërore paraprake e pronarëve që shfronësohen.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.