Unaza lindore e Tiranës – ARRSH shpall kompanitë fituese, investimit 3.9 mld lekë
Me një vlerë totale prej 3.9 miliard lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese që do të kryejnë punimet në lotin 2 dhe 3 të Unazës Lindore të Tiranës.
Investimi në lotin 2, që kap vlerën e 1.58 miliard lekë parashikon ndërtimin dhe përfundimin e plotë të këtij aksi rrugo, duke siguruar lidhjen me segmentet rrugore te përfunduara dhe me ato qe do te ndërtohen ne vazhdim.
Në këtë pjesë, projekti kalon neper Fushën e Farkës, mbi pjesën e sipërme te përroit te Kabatit, duke dalë në zonën e Shkozës. Punimet në këtë aks do të kryhet nga bashkimi i operatorëve « Albavia& Geci », ndërkohë që afati i përfundimit është 24 muaj.
Ndërkaq, sa i takon lotit 3, Zonat kryesore qe kufizojnë këtë objekt janë ato qe njihen me emrin zona e Shkozës, Ali Demi dhe Kodra e Priftit. Objekti ka një gjatësi te përgjithshme rreth 3.3 kilometra dhe do të kushtoj 2.33 miliard lekë.
Ky segment është i ndare ne dy pjese. Pjesa e pare është vazhdim i Unazës qe vjen nga Farka dhe përfundon ne Jug te Ish Uzinës se Autotraktoreve.
Ndërsa pjesa e dyte fillon pak mbi Maternitetin e Ri te Tiranës dhe duke ndjekur rrjedhën e sipërme te lumit Lanë, intersekton Urën e Shkozës dhe përfundon ne Jug te ish uzinës se Autotraktoreve duke u lidhur me Unazën e Madhe te Tiranës.
Edhe në këtë segment punimet do të zgjatin 24 muaj, ndërsa do të zbatohen nga kompani “Gjikuria”.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.