“Unë lexoj”, MASR: Do pasurojmë bibliotekat, shpenzimet do mbulohen nga buxheti
Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit pritet të shpërndaj mbi 5 mijë libra në bibliotekat e shkollave në mbarë vendin.
Zëvendësministrja Besa Shahini është shprehur për Televizionin Scan se shpenzimet për nismën “Unë lexoj” do të mbulohen nga buxheti i ministrisë.
Sipas zëvendësministres me anë të kësaj nisme synohet nxitja e të lexuarit tek nxënësit.
Një tjetër nismë e Ministrisë së Arsimit për vitin 2018 është edhe “bëjmë detyra në shkollë” e cila aktualisht është në pilotim në 20 shkolla të shtrira në 5 qarqe.
Kjo sipas Shahinit, ka ardhur si domosdoshmëri për shumë nxënës në nevojë, të cilët nuk i kanë kushtet për të mësuar në shtëpi.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.