Unifikimi doganor Shqipëri-Kosovë – Preçi: Të merren në konsideratë pagat, akciza dhe TVSH
Unifikimi doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës, duhet të kalojë përmes një studimi të zhvillimit ekonomik mes dy vendeve, nivelin e pagave, akcizat dhe TVSH-ja në mënyrë që të vendoset për ato më të favorshmet. Kështu është shprehur për Televizionin SCAN, eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, një ditë pas takimit të dy qeverive në Korçë, ku nënshkruan disa marrëveshje dhe memorandume, me fokus zhvillimin ekonomik dhe diasporën.
Më tej, Preçi theksoi se krahas studimit duhet që tarifat portuale të bëhen të favorshme dhe nëse këto nuk zbatohen, atëherë marrëveshjet ngelen vetëm në letër.
Kryeministri, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Ramush Haradinaj theksuan detyrat për heqjen e kufirit prej 1 janarit 2018 dhe bashkimin doganor, ndërkohë që janë ende disa aspekte teknike që duhet të finalizojë pala e Kosovës.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.