Ura qiellore – Qiellgërvishtësja horizontale e Kinës drejt përfundimit, lidh 8 grataçela të tjera (Video)
Një megastrukturë prej 1.12 milionë metër katrorë pritet të hapet në qytetin kinez të Chongqing gjatë këtij viti.
Do të përbëhet nga tetë qiellgërvishtëse të lidhura nga një urë qiellore gjigande.
E njohur si “Raffles City Chongqing”, “qiellgërvishtësja” e nëntë ose ura qiellore thuhet të jetë një nga më të lartat në botë. Ajo është 300 metra e gjatë, 32.5 metra e gjerë dhe 26.5 metra e lartë. Ndërtimi është vendosur mbi katër qiellgërvishtëse prej 250 metra, dhe lidh dy kulla të afërta me ura harkore. Natën, ajo shndërrohet në një rreze drite gjigande, duke ndriçuar qiellin me një shfaqje të ndezur.
Megaprojekti u zhvillua nga një prej kompanive më të mëdha të Azisë, CapitaLand.
“Pas gjashtë viteve të ndërtimit duke përdorur teknologjitë inxhinierike të artit, ne jemi krenar të prezantojmë Raffles City Chongqing, një formë arkitektonike portreti që ngjan me një varkë të fuqishme që rritet përpara në faqen historike Chaotianmen”, tha Lucas Loh, president i CapitaLand.
“Pas përfundimit strukturor të qytetit të megaprojektit, tani po përqendrohemi në punimet e brendshme, duke përfshirë transplantimin e pemëve për të gjallëruar urën qiellore të kristaltë, e cila do të shfaqë kuvertën më të lartë të vëzhgimit në të gjithë Kinën Perëndimore“, shtoi ai.
Megaprojekti zë një sipërfaqe prej 9.2 hektarësh dhe mbledh së bashku një qendër tregtare 235.000 m², hapësira zyre, apartamente rezidenciale, rezidenca dhe një hotel. Dy prej qiellgërvishtësve të saj janë 350 metra të gjatë dhe njihen si ndërtesat më të larta të Chongqing; një prej tyre u quajt edhe kulla më e lartë e banimit në Kinë. 6 qiellgërvishtëset e tjera janë rreth 250 metra të gjata. Zhvillimi ambicioz është i vendosur strategjikisht në bashkimin e lumenjve Yangtze dhe Jialing.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.