Uragan i fuqishëm në Rumani – Shënohen dëme të mëdha
Janë publikuar mbrëmjen e djeshme foto dramatike që treguan një tornado në një fshat rumun pranë qytetit Calarasi si rezultat i një fronti rryme të ftohtë që solli mot të keq në tërë Rumaninë lindore.
Tornado ka shkatërruar së paku dhjetë shtëpi në Calarasi, sipas mediave lokale. Shefi i policisë rumune George Iacob dhe televizioni vendas bënë me dije se një autobus që mbante gati 40 vetë u përmbys nga forca e erërave në zonën e uraganit.
Disa video të marra nga kompania e motit Meteoplus tregojnë forcën mbresëlënëse të tornados teksa afrohet.
Burimi: Euronews
Përshtati: Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.