Urdhëresa/Edhe Prishtina ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, nga data 30 dhjetor – 3 janar
Edhe Prishtina ashtu si Shqipëria ka ndalur përdorimin e mjeteve shpërthyese gjatë periudhës së festave.
Sipas urdhëresës të shpërndarë nga Komuna e Prishtinës ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.
“Ndalesa vlen për periudhën nga data 30 dhjetor, deri më 3 janar. Kushdo që vepron në kundërshtim me këtë Urdhëresë, do të gjobitet 100 euro. Për zbatim të Urdhëresës, kujdeset Drejtoria e Inspekcionit”, thuhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.