Urimet për ditën e mësuesit, Kushi: “Respekt për sakrificën, kjo festë të vij sa më mbarë në vitet e ardhshme”

Një 7 mars ndryshe nga vitet e tjera, kështu e ka konsideruar këtë ditë Ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ministrja, përmes një videoje të veçantë, ka uruar mësuesit duke nënvizuar sakrificën që u duhet të bëjnë për shkak të pandemisë teksa uron që kjo festë të vij sa më mbarë në vitet e ardhshme
“Sot është 7 Marsi, Festa e Mësuesit. Një 7 Mars ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 Mars kur çdo nxënës e prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë që do të mbahet mend shumë gjatë. Duke uruar gjithashtu që “çdo 7 Mars në të ardhmen të mos i ngjajë këtij të sotmit, por të vijë i mbarë, dhe ne të mund të dhurojmë lule e përqafime me njëri-tjetrin”
Kushi i vlerëson si heronj arsimtarët duke mbyllur mesazhin e saj me urime dhe mirënjohje sipas të cilës nuk mjaftojnë krahasuar me atë çfarë japin ata për të përçuar dijen në brezat e ardhshëm.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.