“Ushqim” për tregun imobiliar – Vendimi për lojërat e fatit, Rusi: Rritet oferta, ulen çmimet
Nëse vendimi i qeverisë për mbylljen e kazinove elektronike dhe pikave të basteve sportive vihet në zbatim me përpikmëri, një sërë ambientesh do të listohen në tregun imobiliar për shitje apo dhënie me qira.
Kjo në ato raste kur pronarët e këtyre pikave nuk do ta ristrukturojnë aktivitetin e tyre. Në një intervistë për TV SCAN, ekspertja e pasurive të paluajtshme, Ilda Rusi, shpjegon se priten efekte në treg si dhe ulje e çmimeve deri në 25 për qind.
Në total janë rreth 4200 pika bastesh sportive që do të preken nga vendimi i qeverisë, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.