Ushqime me afat të kaluar përdorimi – AKU vendos 16 masa administrative dhe asgjëson rreth 9 ton produkte
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë 24 orëve të fundit 385 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti –Covid si dhe vijojnë pandërprerë kontrollet nëpër biznese edhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor për zbatimin me përpikëri të protokollit anti-covid.
Sipas AKU gjatë inspektimeve janë dhënë 16 masa me paralajmërim për mungesë të librezave shëndetësore, mungesë të rinovimit të analizave të ujit, mungesë të Planeve 3D etj. si dhe me kërkesë të një biznesi u asgjësuan 8.9 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi.
Ndërkaq po sipas këtij njoftimit referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 48 mostra në monitorim të qumështit, por edhe për analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.
AKU bën me dije se po vijon kontrollet në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.