Ushqime me afat të tejkaluar përdorimi – AKU asgjëson rreth 6 ton produkte në 24 orët e fundit
Edhe gjatë 24 orëve të fundit trupat inspektuese të AKU-së kanë realizuar 441 inspektime dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës kundër Covid-19.
Sipas njoftimit të AKU është asgjësuar një sasi prej 5.6 ton produkte ushqimore me afat të tejkaluar të përdorimit me kërkesë të vetë biznesit.
Gjithashtu AKU ka bërë me dije se bazuar në Planin e Marrjes së Mostrave janë marrë 27 mostra për monitorimin e qumështit, uji, pleh për bujqësinë etj.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm çdo ditë në terren, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.