Ushqime të pasigurta për konsum – AKU asgjëson 1 ton produkte dhe mbi 26 litra pije joalkoolike
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka kryer 467 inspektime dhe monitorime gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 21 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD ndërsa referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 59 mostra në monitorim të produktit qumësht.
AKU bën me dije gjithashtu me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar një sasi prej 1 ton produkte ushqimore, ndërsa ne një tjetër subjekt janë asgjësuar 26,717 litra pije joalkoolike me afat te kaluar përdorimi.
AKU njofton se si pjesë e Task-Forcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve si dhe ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 431 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.