Ushqime të pasigurta për konsum – AKU asgjëson mbi 10 ton produkte dhe gjobit 1 subjekt
Trupat inspektuese të AKU kanë realizuar 569 inspektime në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime në kuadër të Taks-Forcës Anti-Covid duke orientuar dhe këshilluar pa ndërprerë që të respektohen të gjitha protokollet e sigurisë, kundër përhapjes së sëmundjes Covid-19.
Sipas njoftimit gjatë inspektimeve ndaj një subjekti është dhënë masë administrative për tregtim ushqimi të pasigurt si dhe është bërë asgjësimi i 10.7 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit.
AKU bën me dije se referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 21 mostra kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta- perime për analizim të mbetjeve pesticide.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.