Ushqime të pasigurta për konsum – AKU asgjëson mbi 3.5 ton produkte dhe vendos 27 masa administrative
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 165 inspektime dhe monitorime në bazë të fushës së veprimtarisë të planit mujor të inspektimit dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në e-mail zyrtar [email protected]
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 27 masa me paralajmërim kryesisht për rinovim të librezës shëndetësore, të planit DDD si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit ndërsa referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 17 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.
AKU bën me dije se me kërkesë të vetë subjektit, u krye procedura e asgjësimit të 3.5 ton produkte ushqimore ndërsa në zbatim të Urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 505 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
AKU njofton se gjatë monitorimit në subjekte, ka kryer vëzhgimin mbi përdorimin e maskave nga punonjësit, si dhe këshillimin e përfaqësuesve të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.