Ushqime të skaduara – AKU asgjëson 1.2 ton produkte dhe vendos 16 masa administrative
AKU gjatë 24 orëve të fundit ushtroi 99 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në: fabrika vaji ulliri, magazina ushqimore, përpunim qumështi, furrë buke, etj.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 16 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobë për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore ndërsa ka asgjësuar 1.2 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit.
AKU informon se referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 4 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.