Ushqime të skaduara në sezon festash – AKU asgjëson rreth 48 ton produkte dhe shton kontrollet në të gjithë vendin
AKU gjatë 24 orëve të fundit ka zhvilluar 130 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të ndryshëm të biznesit ushqimor.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 21 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe gjithashtu janë asgjësuar 47.7ton produkte ushqimore.
Sipas informacionit të publikuar referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 5 mostra produktesh për analizim të mbetjeve të pesticideve.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.