Ushqimet hallall – Ja destinacionet ku ofrohen më së shumti
Kur bëhet fjalë për disa destinacione nuk do të duhet të shqetësoheni për gjetjen e ushqimeve hallall.
Mëngjes, drekë dhe darkë këto restorante iu ofrojnë ushqime nga më të ndryshmete të gjitha janë ushqime hallall.
Nëse doni të siguroheni që udhëtimi juaj i ardhshëm të jetë një festë miqësore me hallallin, mos kërkoni më tej.
Këtu do të gjeni 5 destinacione që përmbajnë më shumë restorante që ofrojnë ushqim hallall.
- Ao Nang, Tailandë
Përvec faktit se është një destinacion mjaft i njohur e tërheqës, ngrënia hallall në këtë vend nuk është aspak problem. Edhe pse zonat turistike më të zhurmshme e rrethojnë plazhin me kuzhinë perëndimorë, vetëm disa rrugë më poshtë ju do të gjeni një gamë të gjerë pjatash të përgatitura sipas udhëzimeve hallall.
- Kuala Lumpur, Malajzi
Popullsia kryesisht muslimane e Kuala Lumpur, e tregon qartazi se nuk është e vështirë të gjeni ushqim hallall në këtë vend. Pavarësisht asaj që kërkoni në Kuala Lumpur do të gjeni me mijëra restorante të shijshme dhe buxhetore.
- Mançester, Mbretëri e Bashkuar
Edhe pse ka shumë restorante pakistaneze dhe indiane që shërbejnë ushqime hallall. Në këtë vend do të mund të gjeni shumë restorante të tjera turke, tajlandeze si dhe mesdhetare që ofrojnë gjithashtu ushqim hallall.
- Ilford, Mbretëri e Bashkuar
Edhe në Ilford shumë restorante janë të prirura të promovojnë gatimet e tyre hallall. Rreth e rrotull do të gjeni mjaft restorante që ofrojnë hamburgera të tej mbushura me mish pule, vici dhe të gjitha duke përdorur mish hallall.
- Stamboll, Turqi
Pothuajse çdo institucion në Stamboll ndjek zakonet hallall. Jo vetëm kaq por edhe rrjetet e mëdhaja të ushqimit si Mc Donalds dhe Burger King do të shesin ushqim hallall, duke e bërë kohën e vaktit tërësisht pa stres.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.