Ushqimet/Kontrolle të shtuara për festa! – Lili: ”Në fokus do të jenë pikat e shumicës dhe stabilimentet e prodhimit”
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masa për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorëve gjatë periudhës së festave, ku dhe abuzimet rriten ndjeshëm, duke shtuar kontrollet, të cilat do të fokusohen kryesisht tek bizneset e shitjes me shumicë dhe stabilimentet e prodhimit.
Sipas drejtorit të Përgjithshëm të AKU, nga kontrollet e deritanishme ka rezultuar se importuesit e mëdhenj të ushqimëve janë abuzuesit kryesorë më sigurinë.
Ndërkaq, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur fushatën sensibilizuese të operatorëve të biznesit ushqimor në të gjithë vendin për zbatimin e legjilsacionit në fuqi si dhe të konsumatorëve për blerje të kujdesshme dhe kontroll të datave të skandencës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.